Gjykata e Tiranës ka pushuar çështjen penale ndaj Lulzim Bashës, i cili po hetohej për lobimin në SHBA.
Shefi i opozitës, Lulzim Basha, u dërgua zyrtarisht i pandehur në gjykatë për akuzën e falsifikimit të formularëve, lidhur me kontratat e lobimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në shumën e 675 mijë dollarë.
“Gjykata vendosi të pushojë çështjen, pasi nuk ka fakte. PD ka vepruar në respekt të ligjit. PD i ka deklaruar paratë në KQZ“, tha Arben Ristani.
Prokuroria vendosi të pushojë akuzën e pastrimit të parave me lobim rus, që ngriti muaj më herët ndaj shefit të opozitës dhe dy zyrtarëve të tjerë të djathtë.