LOE për pagën minimale: Nëse Qeveria është e sinqertë në qëllimet e saja duhet t’i ulë kontributet

Nga Lidhja e Odave Ekonomike vlerësojnë se rritja e pagës minimale do të ndikojë në rritjen e ekonomisë gri dhe në rritjen e papunësisë. Nga atje thksojnë se nëse realisht Qeveria do të ndihmojë qytetarëve dhe bizneseve, atëherë le të zbatojë masë për uljen e kontributeve, shkruan TV21

“Nëse Qeveria është e sinqertë në qëllimet e saja duhet t’i ulë kontributet. Te ne shkalla efektive e kontributeve dhe tatimi i të ardhurave të pagës bruto është 33%, në Gjermani është 27%, në Bullgari 19%, në Slloveni 18%, Kroaci 17%. Ky dallim është më i madh nëse vendoset në kontekst me cilësinë e kushteve të Fondeve shtetërore pensionale dhe shëndetësore. Me pagë më të lartë minimale prej 18000 denarëve me përfshirjen e tatimit personal dhe kontributeve, paga Bruto do të jetë rreth 27 mijë denarë ose pothuajse 50% më shumë se vetë paga”, tha Aleksandra Andreva nga Lidhja e Odave Ekonomike.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey