Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, vetëm një sportist shqiptar nga Maqedonia

Sportistët shqiptarë mbrojnë ngjyrat e shumë shteteve të botës. Ata i shohim në kombëtaret e vendeve më të fuqishme evropiane. Por kur është fjala për Maqedoninë, ata shumë pak janë të përfaqësuar, njofton agjencia e lajmeve INA.

Nga data 24 korrik deri 8 gusht 2021, në Tokio do të zhvillohen Lojërat Olimpike Verore Tokio 2020, të cilat u shtyn për vitin 2021 për shkak të korona virusit. Në këto gara do të marrin pjesë mijëra sportistë nga shumë vende të botës të cilët do të garojnë në mbi 30 sporte.

Maqedonia në këtë Olimpiadë përfaqësohet me 8 sportistë në mesin e të cilëve vetëm një shqiptare, xhudistja, Arbresha Rexhepi.

Komiteti Olimpik i Maqedonisë ka konfirmuar 8 pjesëtarë të delegacionit të Maqedonisë në Lojrat Olimpike “Tokio 2020”. Dy prej tyre kanë kapur normat olimpike, ndërsa të tjerët janë me ftesë speciale. Dejan Georgievski në Taekvondo dhe Mogamedxhi Nurov në mundje të stilit të lirë, kanë norma “A” olimpike.

Ndërkohë , Jovan Stojkoski (atletikë), Puliksenija Jovanovski (Karate), Borjan Brankovski (gjuatje me pistoletë), Filip Derkoski (not) , Eva Petrovska (not) dhe Arbresha Rexhepi (xhudo) marrin pjesë në “Tokio 2020” me ftesë speciale. (INA)

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey