Janë kompletuar mbrëmë të gjitha çiftet çerekfinaliste të Kampionatit Evropian “EURO 2020”. Por numri i lojtarëve që rrezikojnë të mos luajnë një fazë më tutje, pra në gjysmëfinale është mjaft i madh, shkruan Klan Kosova.
Kjo pasi 32 prej tyre tashmë janë ndëshkuar me karton të verdhë, dhe në rast se ndëshkohen edhe një herë në çerekfinale, atëherë do të iu konfirmohet mungesa në fazën e radhës.
Më së shumti lojtarë që rrezikojnë një ndëshkim të tillë është ajo e Zvicrës që ka gjithsej shtatë të tillë.
Më poshtë të gjithë lojtarët që rrezikojnë të mos luajnë në gjysmëfinale:
Belgjika: Alderëeireld, Thorgan Hazard, Vermaelen
Danimarka: Damsgaard, Delaney, Jensen, Wass
Anglia: Foden, Maguire, Phillips, Rice
Italia: Barella, Di Lorenzo, Pessina
Republika Çeke: Coufal, Hložek, Masopust
Spanja: Jordi Alba, Busquets, Rodri, Pau Torres
Zvicra: Akanji, Elvedi, Embolo, Gavranović, Mbabu, Rodríguez, Schär
Ukraina: Dovbyk, Yarmolenko, Shaparenko, Sydorchuk