Loredana hedh poshtë pretendimet rreth shtatzënisë, publikon fotografi në të cilat thekson barkun e sheshtë

Këngëtarja Loredana Zefi gjatë këtyre ditëve ka qenë personazh mjaft i komentuar në faqet rozë.

Kjo pas ribashkimit me reperin Mozzik e po ashtu edhe pas disa deklaratave që bëri në rrjete sociale, duke thënë se dëshiron të ketë një fëmijë tjetër.

Megjithatë, ajo së fundmi ka hedhur poshtë pretendimet se mund të jetë shtatzënë duke publikuar disa imazhe të reja në rrjete sociale.

Fotografitë në fjalë e shfaqin bionden në formë të mahnitshme, duke theksuar barkun e sheshtë.

https://www.instagram.com/p/CM9lpTeldkU/?utm_source=ig_embed
“Ti je e çmendur”, ka qenë përshkrimi i fotografisë.

Ndërkohë, reagimet në hapësirën për komente kanë qenë të shumta me pyetje drejtuar rreth shtatzënisë.

Loredana dhe Mozzik gjithashtu janë prindër të një vajze të quajtur, Hana.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey