Loredanës nuk i ndahet shpirti nga Mozzik-u, performon këngën e tij “Madonna”

Çifti i dashur dhe i preferuar nga publiku ka muaj që treguan se pas një krisje prapë janë ndarë.

Loredana Zefi dhe Gramos Aliu – Mozzik, konfirmuan ndarjen në një postim në rrjete sociale duke shkruar se janë shumë kokëfortë dhe se nuk mund të kenë një lidhje të shëndetshme.

Dyshja kanë publikuar edhe një album ku reperja më pas ka theksuar se do t’i jetë gjithnjë mirënjohëse Mozzikut sepse i ka falur dhuratën më të bukur në jetë, vajzën, Hanën.

Ndërkohë, biondja ka befasuar me veprimin e fundit ndaj reperit ferizajas.

Në një performancë të fundit, Loredana ka interpretuar para të gjithëve hitin e Mozzik të titulluar “Madonna”.

Derisa edhe vetë artistja ishte me flokë të bardha i shkonte për shtati edhe teksti i këngës ndërsa, ndaj këti veprimi ish – partneri i bukuroshes nuk ka reagar asgjë.

Kujtojmë se Mozzik dhe Loredana kishin një lidhje shumë vjeçare dhe u bënë prindër për herë të parë në dhjetor të vitit 2019.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey