“Los Blancos”, të fiksuar pas talentit të Manchester City-t

Në shtëpinë e Realit tё Madridit po planifikohet një merkato e madhe. Drejtuesit e klubit madrilen, sipas raportimeve të fundit, gjatë verës do të synojnë goditje të spikatura, që do të përforcojnë skuadrën. Në krye të listës së “Los Blancos” është Ferran Torres, që për momentin po shkëlqen si me Manchester City-n, klub ku në 4 paraqitje ka realizuar dy gola, ashtu edhe me përfaqësuesen e Spanjës, duke u dhuruar iberikëve finalen e Nations League në përballjen me Italinë, ku realizoi dy gola.

Reali ka tentuar ta afrojë talentin që kur ishte fëmijë, por në të katër tentativat ka dështuar, një herë kur Torres ishte 10 vjeç, më pas kur lojtari ishte 12 vjeç, por pa sukses.

Madrilenët nuk u dorëzuan dhe në vitin 2017 bënë sërish një tentativeё, gjithashtu edhe në 2020, por pa arritur ta siguronin talentin, për të cilin duket se nuk duan të heqin dorë dhe do ta synojnë sërish gjatë merkatos së verës së 2021.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey