Lot dhe dhimbje/ Familjarët i japin lamtumirën 30-vjeçares dhe 4 fëmijëve të saj (FOTO)

Sharing is caring!

Me qindra persona u mblodhën për t’i dhënë lamtumirën e fundit një nëne, dy binjakëve të saj dhe dy fëmijëve të tjerë, në një qytezë të themeluar nga mormonët në Meksikë.

Rhonita Miller LeBaron, 30-vjeçe dhe 4 fëmijët e saj u qëlluan për vdekje të hënën. Pas ekzekutimit dyshohet se qëndrojnë kartelet e drogës. Breshëria e plumbave preku edhe dy automjetet të tjera, duke vrarë në total 3 gra dhe 6 fëmijë, në një rrugë të izoluar në kodrat e Sonora.

Të gjithë viktimat kishin nënshtetësi të dyfishtë, amerikane e meksikane. Automjeti i Miller shpërtheu në flakë pas sulmit, duke djegur atë sëbashku me djalin 13-vjeçar, vajzën 11-vjeçe dhe dy binjakët vetëm 7 muajsh, Titus dhe Tiana.

Të enjten në La Mora u mbajtën varrimet e viktimave të tjera të sulmit, ndërkohë që pjesëmarrësit ruheshin nga ushtarë të armatosur rëndë.

Më shumë se 250 mijë meksikanë janë vrarë si pasojë e dhunës në rritje që ka prekur këtë shtet që prej 2007-s.

Sharing is caring!

Loading...
shares