Lot dhe shumë dhimbje, familja dhe miqtë i japin lamtumirën çiftit shqiptar në Australi (FOTO)

Familjarët i kanë dhënë lamtumirën e fundit çiftit shqiptar që u ekzekutua me armë zjarri në Australi nga babai i vajzës.

Më 31 dhjetor familja dhe miqtë u mblodhën për të festuar dasmën e Veton dhe Lindita Musait. Ndërsa dje ata u mblodhën përsëri, por këtë herë në lot për t’i dhënë lamtumirën e fundit çiftit të ri.

Pak orë përpara se të ndërroheshin vitet, shqiptari Osman Shaptafaj qëlloi me armë zjarri në drejtim të vajzës Lindita Musai 25 vjeç dhe dhëndrit Veton Musai 29 vjeç. E bija humbi jetën në vend nga plumbat, ndërsa dhëndri disa orë më vonë në spital, pasi plagët ishin të rënda duke mos u mbijetuar. Ndërkohë që autori i ngjarjes makabre tentoi vetëvrasjen, por ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

I ati sipas të afërmve të çiftit, kishte një formim të vështirë, ndërsa nuk ka qenë i ftuar në as fejesën e çiftit dhe as në dasmë.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey