Lot dhe ulërima/ Varroset në Berat shqiptarja që u vra në Francë, ja çfarë kërkoi nëna e gjorë (FOTO)

Trupi i pajetë i 37-vjeçares Brunilda Sadushit (Kovaçit) është përcjellë sot për nē banesën e saj të fundit. Mes lotëve dhe dhimbjes, familjarët e saj kanë kryer ritet e fundit mortore në nder të Brunildës në Varrezat e Suelasit në qytetin e Beratit.

Nëna e vajzës, Fatime Kovaçi dhe familjarët e saj kanë deklaruar se nuk i ndihmoi askush për sjelljen e trupit të pajetë të vajzës nga Franca në Shqipëri. Ata deklarojnë se kanë marrë borxh për marrjen e trupit të Brunildës,.

Ndërkohë që djalin e saj 3-vjeçar Leonardon nuk kanë mundur dot ta marrin në Shqipëri, sepse nuk i ka lejuar shteti francez, për shkak të mungesës së dokumentacionit të plotë.

Fatimeja, mes lotësh kërkoi nga shteti edhe ardhjen e 2 djemve që ka në burg për të marrë pjesë në funeralin e motrës së tyre të vetme, për të cilët bëri edhe kërkesë pranë IEPV-së Berat, por askush nuk ja solli.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey