LSDM: Arsovska dhe VMRO duke u grindur për tenderë, harruan projektet me interes publik për Shkupin

Partia në pushtet LSDM përmes një komunikate për mediat ka reaguar në lidhje me siç thonë ata keqmenaxhimin e situatave në të mirë të qytetarëve të Shkupit nga kryetarja e qytetit, Danella Arsovska.

Ndër të tjera, LSDM ka shprehur edhe disa kritika ndaj opozitares VMRO-DPMNE.

“VMRO-DPMNE-ja dhe kryetarja nga radhët e saj e “pavarur” e Shkupit, Danella Arsovska, nuk bënë asgjë për 11 muaj përveç negocimit të tenderëve. Dhe në fund, kur nuk ranë dakord për komisionet, u grindën. Si pasojë e zënkave për tenderë dhe interesa personale, janë ndërprerë projektet në interes të Shkupit. Kryetarja e Shkupit i la në baltë qytetarët duke refuzuar të menaxhojë ngrohjen qendrore për qytetin, kështu që shteti është dashur ta marrë përsipër sepse është përgjegjës dhe kujdeset për të gjithë qytetarët. Transporti i shpejtë me autobus nuk zbatohet në Shkup, ndonëse për të ka mjete të miratuara, nuk ka transport publik falas. Salla Universale, për të cilën janë miratuar fondet, mbetet e papërfunduar, e..

Partia në pushtet LSDM përmes një komunikate për mediat ka reaguar në lidhje me siç thonë ata keqmenaxhimin e situatave në të mirë të qytetarëve të Shkupit nga kryetarja e qytetit, Danella Arsovska.

Ndër të tjera, LSDM ka shprehur edhe disa kritika ndaj opozitares VMRO-DPMNE.

“VMRO-DPMNE-ja dhe kryetarja nga radhët e saj e “pavarur” e Shkupit, Danella Arsovska, nuk bënë asgjë për 11 muaj përveç negocimit të tenderëve. Dhe në fund, kur nuk ranë dakord për komisionet, u grindën. Si pasojë e zënkave për tenderë dhe interesa personale, janë ndërprerë projektet në interes të Shkupit. Kryetarja e Shkupit i la në baltë qytetarët duke refuzuar të menaxhojë ngrohjen qendrore për qytetin, kështu që shteti është dashur ta marrë përsipër sepse është përgjegjës dhe kujdeset për të gjithë qytetarët. Transporti i shpejtë me autobus nuk zbatohet në Shkup, ndonëse për të ka mjete të miratuara, nuk ka transport publik falas. Salla Universale, për të cilën janë miratuar fondet, mbetet e papërfunduar, e një sërë premtimesh të tjera në qytetin e Shkupit nuk realizohen, sepse në VMRO-DPMNE, në vend që të merren me zgjidhjen e problemeve të qytetarëve, merren me tenderë dhe interesa personale”, thuhet në komunikatën e LSDM-së.

Kujtojmë se Arsovska tashmë disa ditë ka filluar të bojkotohet nga të gjithë drejtorët, kryetarët dhe struktura partike që vinë nga radhët e VMRO-DPMNE-së.

Loading...