LSDM: Arsovska nuk ka parashikuar asnjë denarë për përballje me krizën energjetike

Partia maqedonase në pushtet LSDM, e ka akuzuar kryetaren e Shkupit Danella Arsovska, se çdo ditë tregon injorancë elementare të ingerencave të kryetares së komunës dhe Këshillit të Qytetit të Shkupit.

Nga LSDM thonë se ajo nuk ka paraparë asnjë denarë për Buxhetin e vitit 2022 për ballafaqim me krizën energjetike dhe për ngrohjen e Shkupit.

“Pa turp dhe perde e zvogëloi për tre herë buxhetin për mjedisin jetësor, disa herë e uli buxhetin për subvencionimin e blerjes së inverterëve dhe tani Arsovska po ikën nga sfidat e krijuara nga kriza energjetike. Për çdo gjë që është në interes të qytetarëve, Arsovska e përjashton veten dhe thotë se nuk është kompetente. Ky është qëndrim i pandershëm dhe i papërgjegjshëm ndaj qytetit dhe qytetarëve të tij”.

“Është e qartë se Arsovska nuk është e aftë dhe nuk mund t’i zgjidhë problemet e banorëve të Shkupit, prandaj vazhdimisht kërkon arsyetime për paaftësinë e saj”, thonë nga LSDM.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey