LSDM i dha mbështetje propozimit francez

Këshilli Qendror i LSDM-së në seancën e mbrëmshme njëzëri ka miratuar vendimin me të cilin mbështet procesin e fillimit të negociatave me BE-në. Me këtë i është dhënë mbështetje propozimit francez, që i hap rrugës vendit të nis negociatat për anëtarësim dhe me këtë hiqet vetoja bullgare.

“LSDM, si parti shtetformuese, mbetet e palëkundur në vendosmërinë e saj për respektimin e pakushtëzuar të gjuhës, identitetit, veçorive historike dhe kulturore të popullit maqedonas, si elementë që në asnjë rrethanë nuk janë të negociueshme me BE-në. LSDM pret që këto përcaktime dhe parime të përkrahen nga të gjitha subjektet politike në Kuvend duke nxjerrë konkluzione të mëtutjeshme për propozimin evropian, në përputhje me procedurat parlamentare. Në procesin e negociatave, Qeveria së bashku me të gjitha institucionet duhet të vazhdojë me konsekuencë t’i përmbahet Rezolutës për vijat e kuqe të Maqedonisë të miratuar nga Kuvendi i Maqedonisë, thonë nga partia në pushtet.

Nga aty shtojnë se propozimi evropian garanton gjuhë të pastër maqedonase në BE dhe çështje historike dhe bilaterale jashtë kornizës negociuese.

“Të gjitha partitë politike duhet t’i qasen me përgjegjësi, shtetësi dhe racionalisht dhe së bashku të marrin vendimin e shumëpritur shtetëror për të vazhduar rrugën e integrimit evropian të vendit”, thekson LSDM. (INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey