LSDM-ja përshëndet dorëheqjet e Filipçes, Hasanit, Besimit dhe Etemit: Hetimi do t’i japë të gjitha përgjigjet

“Hetimi që institucionet kompetente janë duke e realizuar në bashkëpunim me ekspertë ndërkombëtar, do t’i japë të gjitha përgjigjet për të gjitha çështjet që lidhen me zjarrin tragjik në spitalin modular në Tetovë”, vlerësuan nga Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë pas dorëheqjes së Venko Filipçes nga posti i ministrit të Shëndetësisë.

“Hetimi efikas dhe i shpejtë do të jetë vërtetim shtesë për kapacitetin e institucioneve dhe përkushtimin profesional të tyre. Veçanërisht e përshëndesim angazhimin e ekspertëve të lartë gjermanë për forenzikë, që duhet të sjellë vlerë shtesë në procesin e hetimit. Njëkohësisht, si parti shprehim respekt për vendimin e ministrit Venko Filipçe për dorëheqjen e ofruar dhe i respektojmë vendimet edhe të zëvendësministrit të shëndetësisë dhe të drejtorëve të spitalit të Tetovës”, thanë nga LSDM-ja, transmeton TV21.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey