LSDM: Masat antikrizë japin rezultate, 4.000 denarë në muaj për çdo amvisëri

Nëpërmjet një komunikate të LSDM-së thuhet se masat antikrizë të qeverisë që kapin vlerën prej 400 milionë euro japin rezultate.

“Falë masave të shpejta dhe efikase, faturat e qytetarëve janë zvogëluar 4.000 denarë në muaj. Vetëm me uljen e TVSh-së për prodhimet ushqimore nga 5% në 0%, nga prilli deri në qershor, qytetarët do të kursejnë 1.500 denarë në muah”, thonë nga LSDM.

Ata shtojnë se kursim më të madh ka te masa e energjisë elektrike.

“Nëse qeveria nuk e subvencionon rrymën elektrike, faturat e rrymës do të ishin rreth 2.150 denarë më shumë në muaj. Mesatarisht 300 denarë në muaj kursehen një amvisëri me uljen e TVSH-së nga 18% në 10% për derivatet e naftës”, thonë nga LSDM.

Nga LSDM theksojnë se po ashtu është rritur paga minimale dhe është dyfish më e madhe se në kohën e OBRM-PDUKM-së si dhe pensionistët tani marrim nga 1.000 denarë shtesë dhe u është rritur pensioni.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey