LSDM: Me 400 milionë euro mbështesim qytetarët dhe kompanitë

Qeveria e RMV-së në kushtet e krizës më të madhe, ndërmori masa me kohë dhe efektive për të mbrojtur standardin jetësor të qytetarëve nga goditjet e çmimeve dhe është dhënë ndihma për kompanitë, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

“Me zbatimin efikas të grupit të masave kundër krizës me vlerë 400 milionë euro, mbrojmë standardin e qytetarëve dhe ndihmojmë kompanitë të ruajnë likuiditetin dhe të mbajnë punonjësit.

Vetëm me masën për uljen e TVSH-së për produktet ushqimore bazë nga 5% në 0%, qytetarët kursejnë mesatarisht 1.500 denarë.

Masa e energjisë elektrike ka efektin më të madh. Nëse Qeveria nuk do ta subvenciononte rrymën, faturat e qytetarëve për rrymë do të rriteshin për rreth 2.150 denarë në baza mujore.

Familjet kanë një kursim mesatar prej 300 në muaj me masën për uljen e normës së TVSH-së nga 18% në 10% për energjinë, pra për akcizën”, thonë nga LSDM.

Krahas këtyre masave, shtojnë nga atje, paga minimale është dy herë më e lartë se në kohën e OBRM-PDUKM-së, pensionistët marrin 1.000 denarë ndihmë në muaj dhe rritje rekord të pensioneve, përkrahje për kategoritë e cenueshme.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey