LSDM: Mickoski të ikë, ishte këshilltar i Gruevskit në kohën kur bëri punët e pista!

“Hristijan Mickoski duhet të jap dorëheqje, pasi aktgjykimet për rastin “Parcelat në Vodno” edhe një herë konfirmuan se VMRO-DPMNE është parti kriminale”, thuhet në komunikatën e LSDM-së.

Partia në pushtet shton se në rastin “Parcelat në Vodno”, i arratisuri Nikolla Gruevski praktikisht ka grabitur VMRO-DPMNE-në. Paratë i pastronte me skema të Belizes dhe mënyra të tjera kriminale për të blerë parcela 11 mijë metra katrorë për vete në Vodno, përcjell INA.

“Bosi i Mickoskit, krimineli i arratisur Nikolla Gruevski është dënuar me 7 vjet burg, i është konfiskuar pasuria e fituar në mënyrë të paligjshme. Dhe Mickoski tani po heshtë, ndërsa në kohën kur u bënë krimet me parcelat në Vodno, ishte këshilltar i Gruevskit, e më pas sekretar i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së”, thekson LSDM.

Nga partia socialdemokrate nënvizojnë se as Mickoski dhe as partia e tij nuk janë distancuar nga krimi, nuk kanë kërkuar falje qytetarëve, nuk kanë kërkuar përgjegjësi.

Agjenda e vetme politike e Hristijan Mickoskit gjatë gjithë këtyre viteve është se si ta pengojë drejtësinë, shtetin, ta mbrojë krimin e Nikolla Gruevskit. Pas gjithë kësaj, pas këtyre aktgjykimeve dhe rrëfimeve për krime të përmasave të mëdha, Hristijan Mickoski duhet të japë dorëheqje”, thuhet në fund të deklaratës së LSDM.(INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey