LSDM: Ministri i VMRO-së shkakton kaos në intervista televizive për dokumentat personale

VMRO-DPMNE-ja me muaj të tërë nëpër konferenca pretendonte se kishin zgjidhje dhe se do ta kishin zgjidhur problemin me dokumentet personale, pasaportat dhe patentë shoferët, thonë nga LSDM. “DPMNE një gjë thotë, kurse diçka tjetër vepron. “Ministri i Punëve të Brendshme nga DPMNE vetëm pak ditë më parë në një intervistë për Televizionin Alsat M […]

shkurt 12, 2024 - 14:00
 0  4
LSDM: Ministri i VMRO-së shkakton kaos në intervista televizive për dokumentat personale

VMRO-DPMNE-ja me muaj të tërë nëpër konferenca pretendonte se kishin zgjidhje dhe se do ta kishin zgjidhur problemin me dokumentet personale, pasaportat dhe patentë shoferët, thonë nga LSDM.

“DPMNE një gjë thotë, kurse diçka tjetër vepron.

“Ministri i Punëve të Brendshme nga DPMNE vetëm pak ditë më parë në një intervistë për Televizionin Alsat M tha se qytetarët që nuk kanë ndërruar patentë shoferët nuk do të ndëshkohen.

Dje ka ndryshuar “kasetën”, ministri nga DPMNE tani thotë se do të dënohen qytetarët.

Në vend të zgjidhjeve, DPMNE krijon kaos dhe përhap panik te qytetarët

Qytetarët që nuk kanë ndërruar patentë shoferin nuk duhet të ndëshkohen. Ato janë për përdorim të brendshëm dhe ligji parashikon mundësi për paralajmërim.

Askush nuk mund të gjobitet për pjesëmarrje në trafik”, thuhet në kumtesën e sotme të LSDM-së.