LSDM shkon në zgjedhje brendapartiake për zgjedhjen e liderit të ri

Këshilli ekzekutiv i LSDM ka pranuar dorëheqjen e kryetarit të saj të deritanishëm, Zoran Zaev dhe ka vendosur që partia e tyre të shkoj në zgjedhje të jashtëzakonshme për zgjedhjen e lideri të ri partiak.

Zëdhënësja e LSDM-së, Bogdana Kuzevska ka njoftuar se prej nesër do të hapet gara për liderin e ri dhe secili anëtar që është i interesuar mund të konkuroj, përcjell INA.

Ajo shtoi se më 12 dhjetor në Kongres do të votohet për liderin e ri partiak që më pas do të zgjedh edhe kryesinë e ngushtë partiake.

Ajo theksoi se edhe Dimitar Kovacevski, si emër i përmendur për zëvendësues të Zaevit në kren e LSDM është një kuadër potencial që ka vlerë dhe kapacitete për të drejtuar këtë subjekt politik, por ajo tha se organet partiake kanë vendosur që të shkohet në zgjedhje për liderin e ri.

Kuzevska njoftoi se Zaev ka njoftuar se ka shumicë stabile dhe se ajo do të zgjerohet në vijim. Kuzevska po ashtu ka theksuar se Zaev pas 12 dhjetorit do të ngelet në politikë dhe do të jetë një anëtar aktiv i LSDM-së. Këto zgjedhje vijnë në partinë në pushtet pas dorëheqjes së Zaevit nga posti i kryetarit të partisë dhe kryeministrit, pas humbjes në zgjedhjet lokale. (INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey