LSDM: Të ratifikohen marrëveshjet e ”Ballkanit të Hapur”

LSDM-ja thotë se institucionet e RMV-së, Serbisë dhe Shqipërisë kanë përfunduar të gjitha përgatitjet për liberalizimin e tregut të punës. Janë gati të gjitha vendimet për të nisur dhënia e numrit identifikues për qytetarët e “Ballkanit të Hapur”, si kusht I domosdoshëm Teknik për lëvizje të lirë në tregun e punës. Por, sipas tyre, kjo nismë pengohet nga VMRO-DPMNE-ja.

LSDM-ja I ka bërë thirrje Kryetarit të Komisionit parlamentar për Politikë të Jashtme, Antonio Miloshoskit, që urgjentisht të thirrë seancë të Komisionit dhe në rend dite të vendosen ligjet për ratifikimin e marrëveshjeve që dalin nga nisma rajonale “Ballkani I Hapur”.

“Bëhet fjalë për marrëveshje me ratifikimin e të cilëve qytetarët e RMV-së, Serbisë dhe Shqipërisë do të kenë mundësi të punojnë në cilin do nga këto tri shtete pa lejen pune, pa barriera, pa aplikime dhe pritje, pa harxhime administrative. Këto marrëveshje do të mundësojnë vende të reja pune, plotësimin e mungesës së kuadrove në sektorin privat në të tr..

LSDM-ja thotë se institucionet e RMV-së, Serbisë dhe Shqipërisë kanë përfunduar të gjitha përgatitjet për liberalizimin e tregut të punës. Janë gati të gjitha vendimet për të nisur dhënia e numrit identifikues për qytetarët e “Ballkanit të Hapur”, si kusht I domosdoshëm Teknik për lëvizje të lirë në tregun e punës. Por, sipas tyre, kjo nismë pengohet nga VMRO-DPMNE-ja.

LSDM-ja I ka bërë thirrje Kryetarit të Komisionit parlamentar për Politikë të Jashtme, Antonio Miloshoskit, që urgjentisht të thirrë seancë të Komisionit dhe në rend dite të vendosen ligjet për ratifikimin e marrëveshjeve që dalin nga nisma rajonale “Ballkani I Hapur”.

“Bëhet fjalë për marrëveshje me ratifikimin e të cilëve qytetarët e RMV-së, Serbisë dhe Shqipërisë do të kenë mundësi të punojnë në cilin do nga këto tri shtete pa lejen pune, pa barriera, pa aplikime dhe pritje, pa harxhime administrative. Këto marrëveshje do të mundësojnë vende të reja pune, plotësimin e mungesës së kuadrove në sektorin privat në të tri vendet” – deklaroi Mile Aleski, deputet i LSDM-së.

Sipas socialdemokratëve, ky projekt nuk mund të fillojë për shkak se nuk janë ratifikuar marrëveshjet ndërkombëtare me të cilat rregullohet kjo materje dhe se Miloshoski me këmbëngulje nuk cakton seancë të komisionit.

Bëhet fjalë për ratifikimin e Marrëveshjes për kushte për qasje të lirë në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor, por edhe për Marrëveshjen për interkoneksion të skemave për identifikim elektronik për qytetarët e Ballkanit Perëndimor. Gjithashtu nuk është ratifikuar Marrëveshja për bashkëpunim në fushën e veterinarisë, sigurisë së ushqimeve, ushqimet për kafshët dhe politika fitosanitare. /KlanMacedonia/

Loading...