LSI mbledh konventën/ Kryemadhi: Sot rifillojmë aksionin kundër Ramës

Gjatë një takim me strukturat e LSI-së në Tiranë, Monika Kryemadhi deklaroi se 2020 do të jetë një vit shprese për shqiptarët.

Kryemadhi tha se sot LSI-ja do të rifillojë aksionin politik, por nuk dha detaje se di do të veprojnë.

“Sot rifillojmë aksionin politik të Lëvizjes Socialiste për Integrim pasi është mbyllur një vit i gjatë dhe i zymtë për shqiptarët, që kulmoi me fatkeqësinë natyrore të 26 Nëntorit, ndërkohë që varfëria ekonomike u thellua më tej, dhe BE tha një tjetër ‘JO’ për hapjen e negociatave.

Ne sot kemi takimin e parë politik organizativ për 2020. Ne të gjithë sa jemi, këtu jemi të bindur e kemi besim se Shqipëria dhe shqiptarët meritojnë më shumë se çfarë ju është premtuar, e shumë herë më tepër se çfarë ju është ofruar në realitet”, deklaroi Kryemadhi.

Në fjalën e mbajtur, Kryemadhi e ka komentuar vitin 2019 si vitin e fatkeqësisë për shkak të tërmetit të 26 nëntorit, i cili la 51 viktima dhe mijëra shqiptarë pa shtëpi dhe në çadra.

Sipas saj, të gjitha këto kosto mund të ishin mbuluar nëse Rama nuk do t’i falte oligarkëve lekë me koncesione apo me tenderë.

“Startimi në këtë dekadë të re është një mision i madh dhe i pakthyeshëm. Është një mision që nuk e ndal dot asnjë autokrat, burokrat i korruptuar, oligark, kriminel, trafikant a kushdo qoftë, pasi përballë nuk ka as një, as dy, as pesë e as dhjetë, por shumicën absolute të shqiptarëve, që janë ngritur në këmbë për të rifituar Shqipërinë që po përpiqen t’ua grabisin.

Viti 2020 është fillimi i një dekade ku Shqipëria, familja, Kombi shqiptar janë dhe do të jenë të parët! Asnjë dorë e zezë nuk mund të shtrihet mbi to pasi të gjithë shqiptarët së bashku do ta refuzojnë me forcën e rezistencës dhe shpirtit të tyre”, u shpreh kryetarja e LSI-së.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey