Luana Vjollca vazhdon pozat provokuese nga Mykonos

Moderatorja dhe këngëtarja nga Shqipëria, Luana Vjollca, ka nisur pushimet prej ditësh në Greqi.

Derisa ndodhet në ishullin e popullarizuar, Mykonos, ajo ka bërë një postim duke thënë se ka afro tetë vite që nuk ka qenë në vende të tilla me kaq shumë njerëz.

“Për të paktën tetë vitet e fundit daljet e tilla i kisha tërësisht të harruara”, ka shkruar ajo në postimin e publikuar në InstaStory.

Krahas kësaj, biondja ka mahnitur në daljen që ka bërë ditën e sotme në një kostum kuq e zi.

Në një fustan dypjesësh e me triko të zeza, 30-vjeçarja shfaqet me ‘look’ të veçantë me syze po ashtu ngjyrë të kuqe.

Komplimentet në imazhe kanë qenë të shumta nga miqtë e ndjekësit që mban.

Ajo ndërkaq edhe këtë vit ka paralajmëruar shumë surpriza që besohet se do të vijnë pas këtyre pushimeve luksoze.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey