Lufta ndaj koronavirusit: BE ndan 5 milionë euro për Kosovën

Edhe një rast me koronavirus në Kosovë, shkon në 31 numri i të infektuarveZyra e Bashkimit Europian në Kosovë, do të ndajë pesë milionë euro për të luftuar përhapjen e pandemisë COVID-19, në vendin tonë.

Këtë e ka bërë të ditur për Gazetën Metro, zëdhënësja e Zyrës së BE’së në Kosovë, Dinka Zivalj, e cila me anë të disa dokumenteve ka treguar detajet e kësaj ndihme nga ana e BE’së për vendin tonë.

Zivalj tutje ka theksuar se Bashkimi Evropian ka qenë gjithmonë me popullin kosovar, duke thënë se po punojnë me organizatat ndërkombëtare në mënyrë që të ndihmojnë Kosovën duke i ndarë 5 milionë euro për vendin tonë, për të luftuar shpërthimin e koronavirusit.

Ndër tjerash ajo u shpreh se janë duke kërkuar edhe mënyra për të ndihmuar ekonominë e vendit tonë, për të zbutur krizën e cila mund të na kaplojë për shkak të këtij virusi vdekjeprurës.

“BE ka qenë gjithmonë me njerëzit e Kosovës, në kohë të mira dhe në kriza. Ne jemi duke punuar me organizatat ndërkombëtare të ndihmës në Kosovë për ndarjen deri në 5 milion euro për të luftuar shpërthimin # COVID-19. Qëllimi ynë është të ndihmojmë në mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së njerëzve. Ne gjithashtu po kërkojmë mënyra për të ndihmuar ekonominë e Kosovës të zbutë krizën”, ka thënë Zivalj për Gazetën Metro.

Në një përmbledhje të detajuar të cilën ajo ia ka dërguar Metros në lidhje me ndihmat e BE’së për Kosovën që nga viti 2014 deri në vitin 2020, bëhet e ditur se Bashkimi Evropian ka ndihmuar vendin tonë me gjithsej 542.91 milionë euro.

The post Lufta ndaj koronavirusit: BE ndan 5 milionë euro për Kosovën appeared first on ShqipMedia.

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey