U inauguruan sot ambientet e reja të Repartit special, RENEA. Të pranishëm në ceremoni ishin drejtuesit më të lartë të policisë, por edhe kryeministri Edi Rama e ambasadori i BE-së, Luigi Soreca.
Pas ceremonisë përuruese, të pranishmit patën mundësinë të ndiqnin demonstrimin e veprimeve nga efektivët e forcës elitare të policisë së shtetit në një situatë.
Bëhej fjalë pikërisht ndërhyrjen taktike për ndalimin e 2 personave të rrezikshëm dhe të armatosur. E gjithë fusha qendrore e repartit u kthye në një fushë beteje imagjinare.