Luftë me acarin/ Zhytje në të ftohtë për të kapur kryqin, si u festua Dita e Ujit të bekuar (FOTO)

Besimtarët e krishterë kanë festuar sot Ditën e Ujit të bekuar, duke sfiduar temperaturat e ulëta.

Festime ka patur në disa qytete të vendit.

Dita e Ujit të Bekuar është kremtuar edhe në qytetin e Durrësit, ku dhjetëra të rinj sfiduan të ftohtin dhe u zhytën në ujë

Pas ritualit ortodoks të kësaj dite, 30-vjeçari Nikolla Bici është i riu që mori kryqin e bekuar, ndërsa qindra qytetarë u bënë pjesë e festimeve simbolike të kësaj dite.

Pas hedhjes së kryqit të gjithë besimtarët e krishterë mbushën shishet me ujin e bekuar të cilat siç është tradita i marrin në shtëpitë e tyre dhe i mbajnë gjatë gjithë vitit.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey