Luftëtari i Batalionit “Atlantiku” nga SHBA thirrje diasporës për regjistrim

Uk Lushi, veprimtari i njohur në Shtetet e Bashkuara dhe luftëtari i Batalionit “Atlantiku” të UÇK-së ka bërë thirrje që çdo shqiptar në diasporë me origjinë nga Maqedonia e Veriut të regjistrohet në Regjistrimin e popullsisë që vijon deri më 21 prill.

“Lus çdo mik apo mikeshë nga Maqedonia Veriore të regjistrohen për Censusin 2021 në Maqedoninë Veriore. Lus poashtu çdo mik apo mikeshë që ka miq nga Maqedonia Veriore të inkurajojnë regjistrimin.

Vetëm duke u regjistruar mbrohet e drejta jonë autoktone në shtetin e Maqedonisë Veriore. (Mos)regjistrimi i shqiptarëve në Maqedoninë Veriore do të ketë pasoja demografike, buxhetore dhe të pasurive të patundshme për sot dhe gjeneratat e të nesërmes. Maqedonia Veriore është shtet edhe i shqiptarëve. Të tregojmë me regjistrim se jemi prezent në Maqedoninë Veriore dhe nuk pranojmë të mosregjistrohemi apo shlyehmi si në të kaluarën. Suksese dhe mirënjohje për të gjithë aktivistët e Censusit 2021 në Maqedoninë Veriore anë e mbanë botës!”

https://www.facebook.com/musliulokman/videos/10225832179456990https://www.facebook.com/groups/3831156510306124/permalink/3885633244858450/?fbclid=IwAR3FCQvg_UQHnuRIHVyVuoGBmasRwDfda67UgbJO_10NoVE5pZ7lV_nFFZc

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey