Lukaku preferon rikthimin në Inter para transferimin te PSG

Ylli i Chelseat, Romelu Lukaku dëshiron të largohet nga klubi anglez gjatë verës dhe opsionet për të ardhmen nuk i mungojnë.

Sulmuesi belg nuk është i kënaqur me rolin apo paraqitjet e tij që nga rikthimi në Ligën Premier verën e kaluar.

28-vjeçari dëshiron të lëvizë sapo të hapet afati kalimtar i transferimeve të verës dhe klubet e interesuara nuk mungojnë.

Megjithatë, sipas faqes Football Italia, preferenca e Lukakut është rikthimi te Interi.

Lukaku fitoi Scudetton me Interin sezonin e kaluar, duke luajtur për trajnerin e atëhershëm të Interit, Antonio Conte.

Ish-lojtari i Everton dhe Manchester Unitedit ka qenë gjithashtu i lidhur me Paris Saint-Germain kohët e fundit, nëse ata do të punësonin Conten si trajner në verë.

Burimi vazhdon të thotë se Lukaku do të duhet të ulë ndjeshëm pagën e tij nëse dëshiron të kthehet në Inter, pasi ata mund të paguajnë vetëm gjysmën e asaj që ai fiton aktualisht në Chelsea.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey