Lul Raka: Drita e vetme në fund të tunelit është vaksina

Mikrobiologu Lul Raka në një shkrim të gjatë ka shpjeguar sërish rreth pandemive, ndërsa tha se vaksina është drita e vetme në fund të tunelit, me të cilën fillon rrugëtimi i gjatë drejt normalitetit.

Raka në një shkrim në Facebook thotë se disa dijetarë propozonin “imunitetin e tufës” si model të vetëm të reagimit ndaj pandemisë përmes vetë ekspozimit ndaj virusit, por harronin se për Kosovën, kjo mund të thoshte deri 12.000 vdekje. Sipas tij, sjellja e individit në shoqëri është çelësi për të mposhtur virusin, ndërsa theksoi se pabarazitë në sigurimin e vaksinave treguan fytyrën e vërtetë të nacionalizimit të vaksinave, në vend se të ishte internacionalizëm.

PANDEMITË JANË RREGULL – JO PËRJASHTIM

Mikrobet janë pjesë e pandarë e jetës sonë. Në trupin tonë kemi 10 herë më shumë mikrobe sesa qeliza tonat. Nga certifikatat e tyre të lindjes, bakteret kanë moshë miliardëshe, kurse viruset nja 300 milionëshe. Janë këtu denbabaden shumë para nesh duke na rikujtuar se pandemitë kanë qenë dhe do të jenë pjesë përbërëse e njerëzimit. Madje, ato kanë qenë rregull, dhe jo përjashtim.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey