Lushi e ‘godet’ ministren Gërvalla: Nuk u citove, por u parafrazove në një artikull të keq për Kosovën

Uk Lushi e go.det ministren Gërvalla: Nuk u citove, por u parafrazove në një artikull të keq për Kosovën.

Ish luftëtari i UÇK-së nga Batalioni Atlantiku dhe analisti Uk Lushi iu është përgjigjur kryediplomates së Kosovës, Donika Gërvallës pas intervistës që ajo ka dhënë për një medium zvicerian ku shkruhet se ajo “kërkon që shumë vrasje të pasluftës në vend të zgjidhen. Pas tërheqjes së trupave serbe, ato u kryen kryesisht nga anëtarët e Ushtrisë Çlirimtare Kosovës, UÇK” , raporton Gazeta Express.

Pas publikimit të artikullit, Gërvalla nuk i ka reaguar mediumit zvicerian, por, mediave kosovare duke thënë se fjalët e shkruara në artikull janë fjalët e gazetarit të NZZ, Andreas Reich dhe se nuk është deklaratë e saja.

Madje, Gërvalla ka thënë se publikimi i intervistës së saj në mediat kosovare është “një fushatë që po bëhet kundër saj”.

Përmes një shkrimi në Facebook, analisti shqiptaro-amerikan, Uk Lushi ka thënë se artikulli i mediumit zvicerian është një artikull i keq për Kosovën dhe shqiptarët, duke thënë se citati inkriminues e përgjithësues për UCK-në nuk është i ministres, por mund të merret si parafrazim.

“Për më keq, ndërsa gazetari i NZZ konstaton (thua se është instancë gjyqësore) që vrasjet e pasluftës ishin kryer kryesisht nga pjesëtarët e UÇK-së, Gërvalla- Schëartz askund, as në shkrim dhe as sqarimin e saj në Facebook, nuk reagon ndaj një gabimi të tillë të pafalshëm prejudikues. Ama po ky gazetar vendos dyshime që babain e Gërvallës, Jusuf Gërvallën– MBASE– e kanë vrarë shërbimet sekrete jugosllave. Po si qenka e mundur që për vrasjet e pasluftës gjasa qenka absolute që janë kryer nga UÇK-ja kurse për vrasjen e Jusuf Gërvallës megjithatë paska dyshime se s’është bërë nga Jugosllavia? Si bre për UÇK-në gjithë kjo siguri kurse dyshim relativizues për Jugosllavinë? Pse standardi i dyfishtë?! Goditje gjykimi absolut për UÇK-në ama kërkim-faktim përtej dyshimit të bazuar për Jugosllavinë?!”, ka shkruar ai.

Lushi tutje ka thënë se një “kryediplomatja e cilitdo shtet nuk do të lejonte kurrë ambiguitete të këtilla me asnjë gazetar sepse do të kërkonte që shkrimi të mos autorizohet për botim pa u shikuar nga e intervistuara dhe pa u nënshkruar nga ajo për botim”.

Ai e ka pyetur Gërvallën nëse pajtohet me gazetarin lidhur me deklarimet e bëra në artikull.

“Megjithatë edhe këtë ja fali kreut të diplomacisë së shtetit të Kosovës, që nuk do të kishte diplomaci po të mos ishte lufta e UÇK-së. Ende nuk kemi përvojë dhe bëjmë gjëra pa u thelluar. Shumica e shqiptarëve. Porse çfarë më shokoi ishte në fakt sqarimi i zonjës Gërvalla-Schëartz në Facebook. A pajtoheni me gazetarin e NZZ, Ministre?! Pse nuk e shprehni mospajtimin tuaj me pozicionet e Andreas Reich?! Pse nuk është kjo pjesë në sqarimin tuaj?!!!”

“Unë kam qenë ushtar i UÇK-së zonja Gërvalla-Schëartz. Nuk kemi pasë as bukë e municion të mjaftueshëm. Ne kemi luftuar me shpirt ndër dhëmbë dhe vetëm të mendohet që një ushtri e tillë ka kohë dhe energji që sistematikisht të planifikojë apo ekzekutojë vrasje të serbëve, romëve apo kundërshtareve, është infantilitet logjik dhe iracionalitet çmendurak. UÇK si grup kryengritës nuk ka mundur të kontrolloj çdo gjë dhe çdo person e as forcat serbe që mund të kenë vrarë shqiptarë për të futur konflikt ndërshqiptar. Jo se kemi qenë engjuj, por se kemi qenë shumë pak dhe shpirtin e kemi pasë ndër dhëmbë nga luftimet me armatën serbo-jugosllave 2000 herë më të fortë se ne. Goliati dhe kriminelët kanë qenë serbo-jugosllavët. Ata që ta kanë vrarë babën”, tha tutje ai.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey