Lutfi Zharku i kundërvihet Përparim Ramës: Unë jam partiak, unë jam LDK

Reagime në LDK

Anëtari i LDK-së, Lutfi Zharku i ka reaguar kandidatit të LDK-së, për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama

Rama në një emision televiziv tha se është apartiak, anipse do të kandidojë për LDK-në në garën për kryetar të Prishtinës.

“Unë jam apolitik. Nuk jam i anëtarësuar në LDK, por do garojë kandidat i saj. Besoj fuqishëm në Lumirin, i cili po bën reformat e mëdhaja përbrenda LDK’së, e shoh si njeri vizionar, me ide përparimtare, interesi i tij shihet”, deklaroi ai.

Ndërsa, Zharku postoi një fotografi në Facebook, duke i kundërvu atij, duke thënë se “është partiak dhe është LDK”.

“Une jam partiak. Une jam LDK”, shkroi Zharku, duke ia bashkangjitur një fotografi të tij.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey