Lutfi Zharku tregon hapur votën kundër nominimit të Përparim Ramës dhe kundër largimit të Agim Veliut

Lutfi Zharku: Votova kundër nominimit të Përparim Ramës dhe kundër largimit të Agim Veliut.

Në mbledhjen e djeshme të Kryesisë së LDK-së është zyrtarizuar kandidatura e Përparim Ramës për kryetar të Prishtinës si dhe shkarkimi i Agim Veliut nga pozita e kryetarit të degës së partisë në Podujevë.

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfti Zharku ka pranuar se ka votuar kundër nominimit të Përparim Ramës dhe kundër largimit të Agim Veliut.

Vila zvicerane për bisedime “të vështira”, pamje nga vendi ku pritet të takohen Biden e Putin
“Votova kundër për të dy. Kundër kandidimit të Ramës dhe largimit të Veliut”, u shpreh shkurtimisht për Indeksonline.

Zharku tutje tha se pakënaqësitë kundër tyre i ka shprehur gjatë mbledhjes se kryesisë.

Lutfti Zharku ditë më parë i kishte reaguar Përparim Ramës, pas deklaratës së këtij të fundit ku tha se është apartiak.

“Unë jam apartiak dhe nuk kam qenë kurrë politik, politika është sekondare, mirëpo menaxhimi është primar. Si arkitekt menaxhoj projekte gjatë gjithë kohës”, kishte thënë Rama në Rubikon.

Kurse, ish-ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, ka thënë se ai është partiak dhe është LDK.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey