Macron pret nesër Ramën, kjo është arsyeja

Macron pret nesër Ramën, takimi me ftesë të presidentit të Francës.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të udhëtojë nesër drejt Parisit për t’u takuar me presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Sipas faqes zyrtare të presidencës franceze takimi dypalësh do të realizohet në orën 13:20.

Nuk dihet ende se çfarë çështjesh janë në tryezë për diskutim në këtë vizitë të Ramës, me ftesë nga presidenti Macron.

Top Channel bën të ditur se pas këtij takimi Macron dhe Rama do të drekojnë së bashku në Elysee.

Takimi i fundit mes Ramës dhe Macron në Elysee ishte ai i 15 majit të vitit 2018.

Por ky nuk është takimi i fundit mes tyre. Rama, Merkel dhe Macron u ulën në të njëjtën tavolinë në maj të vitit 2019 me liderët e Kosovës në Berlin./Atsh

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey