Majk jep lajmin e madh për fansat

Majk paralajmëron këngën e re nga studio muzikore.

Reperi i njohur shqiptar i skenës muzikore, Majk, ka paralajmëruar projektin e ri, shkruan lajmi.net.

Njoftimin për fansat e bëri përmes një postimi të ndarë me ndjekësit në llogarinë e tij personale në Instagram.

Në publikimin e bërë, Majk shihet në studio muzikore duke pozuar për kamerën. Ai shihet i ulur në një karrigë teksa përball e ka një mikrofon muzikor.

Majk së fundi është duke shijuar suksesin e duetit me Ghetto Geasy i cili u mirëprit nga fansat e tyre dhe deri më tani ka mbledhur rreth 4.3 milionë klikime.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey