Maksim Dimitrievski publikoi listën e këshilltarëve të nismës së pavarur “Për Kumanovën tonë”

Kryetari aktual i Kumanovës, Maksim Dimitrievski, që do të garoj i pavarur në zgjedhjet lokale të 17 tetorit ka zyrtarizuar listën e pavarur të këshilltarëve me nismën me slloganin “Për Kumanovën tonë”.

Bartëse e listës është Ivana Gjorgjievska, ndërsa në mesin e kandidatëve janë edhe dy përfaqësues shqiptarë: Betim Hajdari dhe Afërdita Avdili. Dimitrevski në postimin e tij në facebook ka shkruar se bëhet fjalë për kandidat të profileve të ndryshme, profesionistë dhe kompetentë në fushat e tyre, ku janë përfshirë emra nga komunitetet e ndryshme. (INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey