Maldini jep lajmin e madh për Ibrahimovic

Maldini thotë se Ibrahimovic pjesë e projektit të Milan.

Paolo Maldini ka bërë të ditur se Milan po bën gjithçka për rinovimin me Zlatan Ibrahimovic.

Kur qëndron në fundin e kontratës së tij, Ibrahimovic lidhet me një largim të mundshëm nga Milan.

Ylli suedez akoma nuk ka vendosur firmën e tij mbi kontratën e re, por Paolo Maldini bën të ditur se suedezi është pjesë e rëndësishme e projekteve të Milan.

“Ne kemi ndërtuar diçka të madhe këtë sezon dhe duhet t’i japim konsistencë. Kështu, sezonin tjetër do të tentojmë të ndërtojmë mbi atë që kemi bërë”, ka thënë Maldini.

“Me gjithë sinqeritetin, Ibra është pjesë e projektit. Nuk do të jetë negocim i lehtë, por kemi synim ta mbajmë. Ne kemi shumë lojtarë të rinj që mund të rriten krah Ibrahimovic”, ishin fjalët e ikonës së Milan.

Zlatan Ibrahimovic erdhi te Milan gjatë janarit dhe i dha një shtysë të madhe skuadrës ‘Rosoneri’.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey