Mali feston ditëlindjen e parë, Shkurta e uron me fjalët me të ëmbla

Këngëtarja e njohur kosovare, Shkurte Gashi dhe bashkëshorti i saj, Albert Limani pikërisht sot një vit më parë u bën prindër për herë të parë.

Mali i bëri prindër dhe ata nuk mund të ishin më të bekuar.

Sot, Mali është bërë një vjeç e mami Shkurta e ka uruar me më të ëmblat fjalë.

Mali ynë sot feston ditëlindjen e parë! Dashuria jonë u kurorëzua me Malin e bukur! Ndjenja më e mirë që e përjetuam në jetë ishte data 21/12/2020, kjo datë që na dha epitetin prindër.

Ardhja e Malit në jetë ishte emocion dhe gëzim për gjithë familjen tonë.

Mal mrekullia jonë në një vjetorin tënd urojmë që jeta jote të jetë një përrallë e bukur, ne do të jemi gjithmonë përkrah teje, deri në frymën e fundit! Gëzuar shëndet e shumë fat për ty.Të duam shumë”, ka shkruar Shkurta.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey