Manaj: “Vendi i dytë? E kemi një shans, në tetor presim Poloninë”

“Duhet të vëmë theksin te grupi dhe të luajmë si sot në pjesën e dytë, për njëri-tjetrin dhe pa asnjë lloj presioni, por në fund rezultati ishte 5-0 dhe mbajtëm pak topin”

Sulmuesi Rey Manaj i hapi udhë goleadës së Kombëtares ndaj San Marinos, ndonëse dy gola iu anuluan për pozicion jashtë loje. Në intervistën për SuperSport, sulmuesi lushnjar u shfaq i kënaqur për fitoren, por shprehu sërish keqardhje për mënyrën si erdhi ajo humbje në Poloni.

Keqardhje për humbjen në Poloni? “Në ndeshjen me Poloninë bëmë gabime dhe duhet të jemi më të përqendruar, pasi lojtarë si Lewandowski nuk falin. Duhet të vëmë theksin te grupi dhe të luajmë si sot në pjesën e dytë, për njëri-tjetrin dhe pa asnjë lloj presioni. Trajneri do gjithmonë më të mirën nga ekipi, por në fund rezultati ishte 5-0 dhe mbajtëm pak topin. Ai si trajner do të kërkojë gjithmonë më shumë, por jemi të kënaqur”.

Çështja e numrit 10 me Bajramin? “Nuk ka pasur çështje për këtë, pasi kur mungon një lojtar, numri mund të merret dhe kjo është normale. Nuk është asnjë lloj problemi në këtë mes, madje Bajrami kur ma mori numrin tha, nuk kërkova këtë numër, por ma dhanë”.

Shanset për vendin e dytë? “Kemi shumë shpresa, por duhet të përqendrohemi shumë. Mund të bëjmë super ndeshje si me Poloninë në pjesën e parë, por pësuam 4 gola për gabime tonat. Kemi një shans tjetër, pasi në tetor presim Poloninë dhe e kemi gjithçka në dorën tone”.

B.T (Dosja.al)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey