Manastirliu: Numri i të infektuarve po shtohet çdo ditë, javën tjetër…

Vendimi i rëndësishëm/ Kryeministri lajmëron se kur do të kthehen shqiptarët e mbetur jashtë

Vendimi i rëndësishëm/ Kryeministri lajmëron se kur do të kthehen shqiptarët e mbetur jashtë

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, informoi se numri i të infektuarve me koronavirus në vend po shtohet çdo ditë.

“Kemi 73 persona në spital ku 5 paraqesin gjendje të rëndë. 4 prej tyre fatkeqësisht janë të intubuar, por dua të theksoj se kujdesi mjekësor nuk mungon. Më gëzon fakti se ka edhe të shëruar. Deri tani 5 persona kanë lënë spitalin duke u shëruar- tha Manastriliu në emisionin “Open”.

Ajo shtoi se javën që vjen pritet që të rritet numri i të infektuarve.

“Italia dhe Spanja po përballe me një mal. Ne masat që kemi marrë duam që ta kalojmë si përballje me një kodër. Numri i të infektuarve është brenda skenarëve që kemi bërë. Pritet që javën që vjen ky numër të rritet. Ka studime që thonë se kjo situatë mund të zgjasë një muaj ose dhe 2 muaj- tha Manastirliu.

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey