Mandatuesi për kryeministër dhe lideri i LSDM-së Dimitar Kovaçevski, sot në pritet të dorëzojë përbërjen e re të Qeverisë dhe programin qeveritarë, pasi në seancat e mbrëmshme të Bordit Ekzekutiv dhe Qendror të LSDM-së i shpalli emrat e anëtarëve të kabinetit qeveritar. Zëvndëskryeministre e Luftës Kundër Korrupsionit dhe Krimit, Zhvillimin e Qëndrueshëm dhe Resurse Njerëzore, është propozuar Sllavica Gërkovska, deputete e mëparshme e LSDM-së, zëvendëskryeministër i angazhuar për Çështje Ekonomike dhe Koordinimin e Resorëve Ekonomikë dhe Investimeve – zëvendëskryeministri aktual Fatmir Bytyqi, zëvendëskryeministër i Çështjeve Evropiane është propozuar Bojan Mariçiq, ministër i deritanishëm i Drejtësisë, kumtoi kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski dje në konferencën për shtyp pas përfundimit të mbledhjeve të Këshillit ekzekutiv dhe qendror të partisë. Ministre e Mbrojtjes është propozuar Sllavjanka Petrovska, deputete e LSDM-së, ish-zëvendësministre e Punëve të Brendshme në Qeverinë teknike, ministër i Punëve të Brendshme ministri aktual Oliver Spasovski, ministër i Drejtësisë, prof. dr. Nikolla Tupançevski nga Fakulteti Juridik në Shkup, ministër i Bujqësisë Lupço Nikollovski i cili edhe më parë e ka drejtuar këtë resor. Ministre e Punës dhe Politikës Sociale është propozuar – Jovana Trençevska – drejtoreshë e Inspektoratit Shtetëror për Punë, ministre e Kulturës Bisera Kostadionova – Stojçevska, deputete aktuale e LSDM-së dhe paraprakisht profesoreshë në Fakultetin Pedagogjik në kuadër të Universitetit në Manastir. Ministër i Transportit dhe Lidhjeve është propozuar ministri aktual, Bllagoj Boçvarski. Nga të gjithë këta, siç tha Kovaçevski, pret punë me përkushtimin maksimal në interes të qytetarëve dhe realizimin e premtimeve. “Qeveria e re do të jetë me produktivitet të lartë në punë, e përkushtuar në sfidat ekonomike, si edhe në përforcimin e standardit jetësor të qytetarëve. Kemi vendosur vërtetë qëllime të larta por jam i sigurt se me shumë punë dhe zell do të mund t’i realizojmë”, deklaroi Kovaçevski. Gjendja me pandeminë e Kovid-19 po monitorohet nga afër dhe në koordinim me Komisionin për Sëmundjet Infektive dhe Shtabin e Krizave do të veprojnë bashkërisht në mbrojtje të shëndetit të qytetarëve. Vaksinimi mbetet prioritet dhe për të, tha ai, duhet të intensifikohet edhe më tej. Në lidhje me integrimet evropiane, ai theksoi se kemi qëndrime të qarta. Republika e Maqedonisë së Veriut, theksoi ai, ka katër raporte të njëpasnjëshme pozitive për anëtarësimin në BE dhe duhet të na jepet një datë për konferencën e parë ndërqeveritare. “Sa i përket qëndrimeve tona që përcaktohen në Kuvend, gjuha maqedonase, identiteti maqedonas janë vijat tona të kuqe, sepse ne jemi maqedonas që jetojmë në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, tha Kovaçevski.

Me -5 gradë Celsius, Hanet e Mavrovës në mëngjes janë me temperaturë më të ulët në vend, pas çka vijojnë me -4 Kodra e Diellit, -2 Krusheva dhe me -1 Kumanova dhe Dibra. Zero gradë janë regjistruar në Manastir, Prilep, Shkup – Zajçev Rid, Shkup – Petrovec, Shtip, Vinicë dhe Demir Kapi, një në Strumicë, Ohër dhe Pretor, dy në Kriva Pallankë dhe Berovë, tre në Gjevgjeli dhe Dojran.

Më së shumti borë ka në Krushevë, ku shtresa e borës është 16 cantimetra, në Pozharan 15, 12 në Gjurishtë, shtatë në Shkup –Zajçev Rid, pesë në Shkup –Petrovec, katër në Manastir, tre në Dibër, dy në Topolçan, ndërsa një centimeter bore ka në Kumanovë.

DPHM informoi se në mëngjes në rrethinën e Prilepit ka goditje të erës nga drejtimi verior edhe deri 40 kilometra në orë. Në ora 7, borë është vërejtur vetëm në Pozharan, mbi fushëgropën e Pollogut.

Për sot paralajmërohet mot kryesisht me vranësira me të reshura të përkohshme lokale, kryesisht të borës. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të arrijë prej 2 deri 6 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira, pasdite me borë të përkohshme. Do të fryjë erë nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të arrijë 3 gradë Celsius.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey