Manjati saudit nxjerr në shitje apartamentin për 170 milionë dollarë

Manjati saudit Fawaz Al Hokair po nxjerr në shitje për 170 milionë dollarë shtëpinë e tij në 432 Park Avenue, një nga më luksozet të Nju Jorkut. Kjo u zbulua nga tre burime të informuara për Wall Street Journal.

Çmimi është pothuajse dyfishi i asaj që Al Hokair pagoi për pronën në vitin 2016 dhe nëse ai mund t’i afrohet kësaj shume, prona do të ishte ndër më të shtrenjtat e shitura ndonjëherë në SHBA.

Apartamenti, i cili ndodhet në katin e 96-të të rrokaqiellit, shtrihet në gati 750 metra katrorë me një pamje panoramike të të gjithë qytetit dhe Parkut Qendror. Deri kohët e fundit pallati ishte ndërtesa më e lartë e banimit në hemisferën perëndimore.

Pas krizës për shkak të Covid, tregu i pasurive të patundshme luksoze në Big Apple ka përjetuar një rritje të konsiderueshme. Kohët e fundit dy apartamente në afërsi 220 Central Park South u shitën për shifrën e kombinuar prej 157.5 milionë dollarë, një nga më të lartat për një ndërtesë banimi në metropol.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey