MAPAS ka lançuar uebfaqen e re www.mapas.mk

Me qëllim të rritjes së ndërveprimit me publikun, në mënyrë që të sigurohet vazhdimisht transparenca e sigurimit pensional me financim kapital dhe të shpjegohen karakteristikat, mundësitë dhe përparësitë e sigurimit pensional me financim kapital, në një mënyrë të qartë dhe të kuptueshme për qytetarët, si dhe për të përmirësuar transparencën dhe llogaridhënien për punimin, Agjencia për Mbikëqyrjen e Sigurimit pensional me financim – MAPAS ka përgatitur uebfaqen e re www.mapas.mk. Uefbaqja e re siguron qasje më të lehtë në të gjithë informacionet që lidhen me sigurimin pensional me financim kapital për pjesëmarrësit, dhe për të gjithë të interesuar dhe publikun e gjerë.

Krijimi i uebfaqes së re, www.mapas.mk, është një tjetër aktivitet nga seria e aktiviteteve të ndërmarra nga MAPAS për të përmbushur misionin e saj – mbrojtja e interesave të anëtarëve dhe anëtarëve në pension të fondeve pensionale dhe inkurajimi i zhvillimit të sigurimit pensional me financim kapital për ditë pensionale më të sigurta.

E përpunuar me trendet më të fundit, www.mapas.mk ofron navigacion “të lehtë”, ku të gjitha informacionet kryesore për publikun janë lehtësisht të arritshme. Uebfaqja e azhuruar është gjithashtu kompatibile për pajisjet mobile si smartphonet, tabletet …

Uebfaqja e re përmban një mjet të thjeshtë dixhital https://mapas.mk/proverka-i-raspredelba-na-osigurenik/ për një kontroll të shpejtë të secilit përdorues ku është anëtar i fondit të detyrueshëm pensional. Ky mjet, përveç dhënies së informacionit për përdoruesit i fondit pensional ku është anëtar, ai gjithashtu e informon atë për mënyrën se si mund të monitorojë llogarinë e tij individuale.

Është mundësuar një pasqyrë më e shpejtë dhe e përhershme e numrit të anëtarëve dhe shumës neto të aseteve në fondet pensionale të detyrueshme dhe vullnetare. Ndër funksionalitetet e uebfaqes është edhe mundësia për paraqitjen dixhitale të deklaratave dhe kërkesave, si dhe mundësia për raportim dixhital të parregullsive në MAPAS. Një mundësi shtesë në uebwaqen është qasja në regjistrin e agjentëve të shoqërive pensionale për kontakt të drejtpërdrejtë dhe marrjen e informacionit të dobishëm nga agjentët e shoqërive pensionale.

Të gjitha palët e interesuara dhe përdoruesit e jashtëm që duan të informohen në mënyrë më të detajuar në lidhje me situatën në sigurimin pensional me financim kapital dhe për punën e MAPAS, kanë mundësinë ta bëjnë këtë përmes njësive të organizuara qartë në uebfaqen dhe duke hyrë në dokumente në formë dixhitale.

Të nderuar lexues, mendimi juaj për uebfaqen e re të MAPAS është shumë i rëndësishëm për ne. Nëse keni ndonjë koment, vërejtje apo sugjerim, ju lutemi dërgoni mesazh në [email protected]

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey