Maqedoni, 130 arsimtarë dhe 57 nxënës janë pozitiv, MASH apelon për vaksinim

Ka filluar vaksinimi i kuadrit arsimor në arsimin fillor nga klasa e parë deri në klasën e tretë, si pjesë e vaksinimit masiv në sallën “Boris Trajkovski”, informoi Ministria e Arsimti dhe Shkencës. (MASH)

“Vaksinimi i arsimtarëve filloi nga dita e djeshme dhe vazhdon në periudhën në vijim. Bëhet fjalë për vaksinim në etapa me ç’rast arsimtarët thirren në bazë të terminit të caktuar paraprakisht. MASH apelon që arsimtarët të paraqiten për vaksinim me qëllim të shkatërrimit më të shpejtë të korona virusit”, thuhet në kumtesë.
MASH njofton se situate në arsim me virusin korona është stabile dhe modeli hibrid i arsimit që po aplikohet është dëshmuar si efikas për mbrojtje të arsimtarëve dhe nxënësve nga përhapja e Kovidit nëpër shkolla.

“Në këtë periudhë në mbarë territorin e vendit kemi 57 nxënës të infektuar dhe 130 arsimtarë që realizojnë mësim me prezencë fizike, që është numër jashtëzakonisht i ulët. Procesi i vaksinimit bashkë me respektimin e masave tani për tani është mënyra e vetme që ta ulim transmisionin në vend, duke përfshirë edhe institucionet arsimore”, njofton MASH.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey