Maqedoni, 4.019 fëmijë lindën gjatë tremujorit të dytë të vitit 2023

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika, në tre mujorin e dytë të vitit 2023 janë lindur 4.019 fëmijë dhe në krahasim me të njëjtën periudhë në vitin e kaluar ka ulje prej 8.9%. Numri i të vdekurve në tremujorin e dytë të këtij viti shënon rënie prej 0.5% në krahasim me të njëjtin […]

gusht 31, 2023 - 19:20
 0  13
Maqedoni, 4.019 fëmijë lindën gjatë tremujorit të dytë të vitit 2023

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika, në tre mujorin e dytë të vitit 2023 janë lindur 4.019 fëmijë dhe në krahasim me të njëjtën periudhë në vitin e kaluar ka ulje prej 8.9%.

Numri i të vdekurve në tremujorin e dytë të këtij viti shënon rënie prej 0.5% në krahasim me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave, rritja natyrore është negative, 711 persona, përkatësisht numri i lindjeve është më i vogël se numri i të vdekurve.

Në tremujorin e dytë të vitit 2023 ka pasur 3.228 kurorëzime dhe është për 10.9% më shumë se tremujori i vitit të kaluar. Po ashtu në këtë tremujor ka pasur edhe 467 shkurorëzime.