Maqedoni, formohen ekipe që do të mbajnë rendin nëpër xhami gjatë festës së Bajramit

Liderët fetar për Bajramin e Ramazanit dhe për Pashkë do të duhet të sigurojnë shërbime të rendit, të obliguar për organizimin e festimit të cilat duhet të mbahen jashtë, gjegjësisht para xhamive dhe kishave, tha sot ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

Kjo ishte dakorduar në takimin e fundit nga i cili, siç përkujtoi, ka dalë edhe obligimi të apelojnë deri te qytetarët maksimalisht t’i respektojnë masat parandaluese për mbrojtje nga KOVID. Pas pranimit të donacionit norvegjez prej 100 respiratorëve mekanik, Filipçe kumtoi se vaksinat kineze me siguri do të mbërrijnë të premten, sepse tashmë kanë mbërritur në aeroportin e Stambollit, përcjell TV21.

Situatën me Kovidin e ndjekim me zgjuarsi, përsëriti ministri, dhe nuk pritet rritje e shifrave. Sipas tij, nuk është problem dalja e qytetarëve jashtë veçanërisht tani kur koha është e ngrohtë dhe atë e lejon, por masat duhet të respektohen.

“Qytetarët duhet ta dinë se kanë përgjegjësi individuale dhe se duhet t’I respektojnë masat”, theksoi Filipçe. Në lidhje me vaksinat “për ndihmë nga Serbia plotësisht nuk është biseduar. Pritet Instituti “Torlak” të informojë se kur do t’i marrin certifikatat e fundit nga laboratoritë kontrolluese në Rusi.

“Atë që ne e presim të arrijë në periudhën në vijim janë vaksinat kineze dhe atë të premten me siguri herët në mëngjes nga Beogradi. Tashmë kanë mbërritur në aeroportin në Stamboll. Pastaj, mes 5.000 dhe 7.000 vaksina të “Fajzer” çdo të hëne të ardhshme të muajit maj, afër 26.000 dhe presim informacion nga sistemi-kovaks”, tha Filipçe. Rreth 150.000 qytetarë për momentin janë paraqitur për vaksinim, ndërsa me çdo paralajmërim të ri për dërgesë të re të vaksinave, ka edhe paraqitje plotësuese nga qytetarët./TV21

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey