Maqedoni, hiqet vetëm për sot ora policore për shkak të festës së pashkëve

Për shkak se besimtarët ortodoks sonte festojnë Pashkët, në Maqedoninë e Veriut nuk do të ketë orë policore.

Kështu, qytetarët do të mund të lëvizin lirshëm edhe pas orës 21:00.

“Përjashtim nga ndalesa dhe regjimi i veçantë i lëvizjes janë orët e mbrëmjes mes datave 1 dhe 2 maj, gjegjësisht gjatë festës fetare Pashkët”, njoftuan nga Qeveria ditën kur u vendos, që ora policore të mos vlejë gjatë Pashkëve dhe Bajramit të Ramazanit, transmeton TV21.

Ora policore do të hyjë në fuqi sërish ditën e nesërme, të dielën në ora 21:00 dhe do të mbarojë në ora 05:00 të mëngjesit të ditës së nesërme. Në këtë formë, ora policore do të vazhdojë deri në mbrëmjen e 13 majit, ditën e parë të Bajramit të Ramazanit. Atë ditë sërish nuk do të ketë orë policore.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey