Maqedoni, inflacioni i lartë. Qytetarët në vështirësi ekonomike

Maqedonia e Veriut vijon të përballet me vështirësi ekonomike që prej muajit shkurt kur nisi agresioni rus në Ukrainë. Kriza globale e ushqimeve dhe e furnizimit dhanë ndikimin e tyre, pasi aktiviteti prodhues në vend në një masë të gjerë varet nga importi i lëndëve të para.

Vlera e shportës konsumatore përshtatet me rritjen e inflacionit prej 16.8% dhe e njëjta arrin deri në 48 mijë denarë. Kjo shumë nevojitet për produkte bazë për një familje 4 anëtarëshe, që nuk posedon veturë.

Sipas përllogaritjes së Lidhjes së Sindikatave, për ushqim dhe pije gjatë gushtit një familje katër anëtarësh ka shpenzuar 18.324 denarë ose 324 denarë më shumë se paga minimale, pa përfshirë, shpenzimet për fëmijët që ndjekin procesin mësimorë, për shëndetësi, kulturë, transport, fatura, higjienë Sipas të dhënave të Lidhjes së Sindikatave, vlera e shportës konsumatorë gjatë muajit maj ishte pothuajse 39 mijë denarë, ndërsa në korrik rreth 41 mijë denarë.

Qytetarët ankohen se rritja e vazhdueshme e çmim..

Qytetarët ankohen se rritja e vazhdueshme e çmimeve po vështirëson çdo ditë jetën e tyre. Thonë se po luftojnë për mbijetesë. Shporta konsumatorë nga muaji në muaj rritet, ndërsa të ardhurat mbesin të njëjta. (INA)

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey