Maqedoni-Kosovë, sot mbledhja e përbashkët e dy qeverive në Shkup

Maqedonia e Veriut dhe Kosova do të zhvillojnë sot në Shkup mbledhjen e përbashkët të dy qeverive.

Në kuadër të këtij takimi është paraparë edhe nënshkrimi i marrëveshjeve ndërqeveritare për forcimin e bashkëpunimit midis dy vendeve në fusha të ndryshme, përcjell INA.

Zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Muhamet Hoxha deklaroi se do të nënshkruhen marrëveshje në fushën e infrastrukturës, diasporës, energjisë, ekonomisë, turizmit, sigurisë, inovacionit dhe zhvillimit teknologjik si dhe marrëveshja pikë të përbashkët kufitare mes dy vendeve. Në agjendën e këtij takimi është planifikuar edhe konferenca për shtyp e dy kryeministrave, Zoran Zaev dhe Albin Kurti.

Kosova dhe Maqedonia e Veriut gjatë kohë kishin planifikuar mbledhjen e tillë, por ajo nuk ishte realizuar. (INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey