“Maqedonia do të luaj me ngjyrat e Shqipërisë” (Foto)

Lideri i TMRO-së Vanço Shehtanski ka reaguar sot lidhur me fanellat e reja të përfaqësueses së Maqedonisë në kampionatin evropian.

Ai ka thënë se ngjyra e kuqrremtë dhe e zeza do të jenë ngjyrat e fanellave të Maqedonisë së Veriut në Kampionatin Evropian, njofton agjencia e lajmeve INA.

Sipas tij, Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut e ndryshoi ngjyrën në mënyrë skandaloze.

“Të gjithë atyre që nuk i bie ndërmend se pse ka ndodhur kjo, duhet ta dijnë se kjo është ngjyra e kombëtares shqiptare. Fanela e kuqe dhe e verdhë e Maqedonisë hyn në histori, kështu që në mënyrë simbolike ngjyra shqiptare do të na përfaqësoj në Kampionatin Evropian.

E gazeta maqedonase Vecer ka reaguar ndaj ngjyrave të reja të përfaqësues së Maqedonisë.

“Federata e Futbollit të Maqedonisë fot promovoi fanellat e reja të ekipit kombëtar maqedonas me të cilat do të luajmë në EURO 2021.Më mirë të mos i tregonin. Në vend të euforisë dhe eksitimit – turp dhe skandal, në vend gëzimit – poshtërim kombëtar dhe nënvlerësim… fanellat e reja maqedonase nuk përmbajnë ngjyra kombëtare, dhe as nuk kanë një model, ato duken të shëmtuara dhe të pakta, dhe jo si një debutim historik i EURO-s!” thuhet në shkrimin e të përditshmes maqedonase. (INA)

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey