Maqedonia e Veriut do të themeloj Agjencinë për Siguri Kibernetike

Brenda dy viteve Maqedonia e Veriut pritet të bëhet me Agjenci për Siguri Kibernetike që do të merret me parandalimin e sulmeve të mundshme kibernetike.

Këtë për televizionin Alsat e konfirmoi numri një i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Admirim Aliti, i cili theksoi se ekipet pranë ministrisë që drejton ai, aktualisht po punojnë në përgatitjen e projektligjit.

Aliti tha se kjo agjenci do të jetë nën menaxhimin e ministrisë por do të funksionojë si trup i pavarur i sigurisë.

“Jemi duke punuar në atë drejtim që brenda dy viteve të ardhshme të kemi një Agjenci për siguri kibernetike në nivel të shtetit, i cili sipas të gjitha gjasave do të jetë nën menaxhimin e ministrisë por sërish do të jetë trup i pavarur i sigurisë, i cili do ta ketë si për detyrë preventivën ndaj sulmeve të mundshme kibernetike…”, tha Admirim Aliti, Ministër i Shoqërisë informatike dhe Administratë.

Loading...