Maqedonia e Veriut ose do të shkojë drejt Bashkimit Europian ose do të “shkatërrohet”!

Nga Faton HALILI

Këto ngjarjet e fundit rreth procesit integrues , kanë ngjallur edhe njëherë si shumë herë tjera deri më tani kurreshtjen e opininionit në përgjithësi, nê nivelin kombëtar si dhe atë ndërkombëtar, se nga cila anë po drejtohet ky shtet i “Fasadës” për herë të fundit në udhëkryqin e fundit të fatit të saj.

Ky propozim i françezëve, ka ringjallur elitën politike nacionaliste-shoveniste të dikurshëm, kryesisht gjeneratën e ish-komunistave që çdo herë pa u menduar dy herë janë përpiqur që rrugën e tyre ta kenë të ndarë nga populli shqiptar si dhe politika jonë në këtë vend.

Edhe kësaj here po provojnë disa rrugë legjitime demokratike e herë jo-demokratike ta ndryshojnë fatin e kësaj toke, drejt aspiratave famëkeqe të shkatërruara si ideologji shumë vite më parë. Për fatin tonë të keq, si shqiptar po përballemi si çdo herë me urretjen dhe goditjet nacionaliste nga ana e bashkë qytetarëve tanë pa të drejtë absolute.

Të gjithë fqinjët rreth e rrotull në mënyra shumë tinzare ndose me tê drejtë kanë kushtëzuar palën Maqedonase me kontestime absolute rreth gjithçka çka këta janë ndjerë krenar gjithë këto vite, aq poshtë ja kanë zbritur krenarinë e lavdishme, sa që disa ditë më parë flitej edhe për kontestimin e identitet kombëtar, i vetmi shtet që ka dhënë përkrahje në çdo aspekt pa hezitim është Shqipëria dhe shqiptarët mbrenda dhe jashtë vendit, duke i njohur si komb me gjuhën dhe simbolet e tyre, mirpo ajo se çfarë ka ndodhur më herët dhe e njëjta po vazhdon të ndodh është e pa spjegueshme dhe e pa logjikshme , se këta prapê na ofendojnë dhe prap kanë urretje patologjike për ne, ku gjatë këtyre dekadave ne kemi luftuar politikisht për të drejtat tona, pasi që na janë mohuar plotësisht, asgjë skemi kërkuar më shumë përpos asaj që na takon si popull shtet formues dhe ekzistencial në këtë vend, edhe në këtë proces thuajse të fundit jemi ne shqiptarë që jemi duke e mbajtur gjallë këtë shtet multi-etnik me aspiratat dhe idetë e qarta se e vetmja rrugë drejt zhivillimit si shtet dhe si kombe është ajo e antarësimit të plotë në Bashkimin Europian.

As Maqedonia as Kosova, dhe asnjë shtet tjetër në Ballkan nuk e ka luksin politik, ekonomik e ushtarak ta sprovojë durimin e faktorit ndërkombëtar, me lajthitjet ditore të disa individëve që po provojnë të bëhen heronjë dhe patriota fallco, duke menduar se hezitimet dhe refuzimet e njëpasnjëshme do të sjellin oferta më të mira radhën tjetër, ky film mund të emitohet vetëm në teatrot vendore, diplomacia dhe faktet historike flasin ndryshe, ne duhet të jemi edhe më këmbngulës rreth këtyre qëndrimeve dhe tua themi troç të tjerëve se kjo punë ka marrë fund, duhet të pranohet ai propozim, dhe gjithçka tjetër që na servohet nga fuqitë e mëdha ose për ndryshe bëhet fjalë për ekzistencën tonë si shtet, për momentin me këto krizat e fundit të pandemisë dhe ekonomisë jemi të rraskapitur në çdo aspekt si atë shëndetësor, financiar, arsimor etj.

Dhe nuk kemi fuqi as për 24 orët e ardhëshme të mbijetojmë në fortunën e pamëshirshme që ka kapluar botën. Kriza e madhe e shumë përfolur në vjeshtë do të vijë, bëhuni gati dhe mendoni mirë para se të veproni politikisht, se pastaj po gabuat, revoltë e madhe do ju pret! ende skeni parë gjë akoma, pasojat ekonomike të përmasave katastrofale kanë dëshmuar se fundosin gjithçka.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey